
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas arrestimit të Haradinajt
Aktualitet, Kosova, Shqip, Tendencat e ditës 06/01/2017 Pa Komente te Lobi Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas arrestimit të HaradinajtTë nderuar bashkëkombës,
Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dënon ashpër arrestimin e kryetarit të AAK -së, Ramush Haradinaj dhe lëshon komunikatë për opinionin si me poshtë :
Të nderuar bashkëkombës,qytetarë, politikaj ,biznesmen dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare, faktorë ndërkombëtar shprehim shqetësim të thellë për ndaljen e z. Ramush Haradinajt në Francë,dhe u bëjmë thirrje të solidarizoheni ,përkraheni dhe dënoni veprimet e mëtutjeshme të Serbisë dhe qarqeve të dobëta nga politika ditore dhe qyqare kosovare sepse:
Akti arrestimit është i padrejtë , fyes dhe i papranueshëm prej autoriteteve franceze. Populli mik francez distancohuni nga barbaria serbe,mos përfillni urdhër-arrestet tendencioze të pabazuara dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia padrejtësisht për qytetarët e Republikës se Kosovës.
-Kërkojmë që zotëri Haradinaj të lëvizë i lirë dhe i papenguar , drejt SHBA-ve, ku edhe ishte i ftuari i vetëm nga Kosova të përfaqësoj Kosovën në inaugurimin e zotit Trumpf si president i ardhshëm i Amerikës.
-Kërkojmë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë që te jetë ma e zëshme në këtë proces, në ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe dënimin e Serbisë me veprimet e saj kriminale në dëmin e Kosovës!
Zoti Ramush Haradinaj është ish kryeministër i Republikës së Kosovës dhe qytetarë i Republikës së Kosovës, prandaj shprehim kundërshti të plotë me urdhër-arrestin serb, të cilësuar armiqësorë ndaj popullit shqiptar, jo të drejtë dhe të shpifur sepse ai ishte një luftëtar i denjë e jo terrorist.
I bëhet me dije Shtetit fqinjë të Serbisë, të heqin dorë nga politikat hegjemoniste, shfarosëse,poshtëruese ndaj shqiptarëve .
Kërkojmë nga Shteti i Francës dhe shteteve mike të Kosovës, që mos të marrin parasysh urdhër-arreste të tilla, kur dihet se Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim të refuzohet dhe z. Haradinaj të lirohet menjëherë.
Kërkohet nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, që të ngrehin zërin në këtë rast në instanca ndërkombëtare dhe të shpallet i pa vlefshëm Interpoli serbe , lidhur më shqiptarët e Kosovës..
Kërkohet nga pjesëtarët e mërgatës, përkrahje të parezervë z. Haradinaj dhe gatishmëri për protesta paqësorë në Francë dhe para Ambasadave të Francës dhe Ambasadave Serbe kudo që gjenden ato.
Duke mbrojtur z.Haradinaj, ne e mbrojmë popullin,shtetin,dinjitetin dhe UCK-në .Përmes këtij akti mbrojmë vlerat e SHBA-ve,popullin mik dhe aleatin historik të popullit shqiptar.
Kryesia e përkohshme e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar-Qendrore
Kryesues Skenderbeg Klaiqi-Komisioni informativ i LEUASH-it me qendër në Gjermani
Leave a comment
You must be logged in to post a comment.