Protestë kundër dhënies së Çmimit Nobel shkrimtarit Peter Handke

Protestë kundër dhënies së Çmimit Nobel shkrimtarit Peter Handke

Aktualitet, Historia, Kosova, Kulturë Pa Komente te Protestë kundër dhënies së Çmimit Nobel shkrimtarit Peter Handke

Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri proteston me rastin e ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi nga Akademia Suedeze shkrimtarit Peter Handke.
Arsyeja:
Peter Handke është përkrahësi i fashizmit serb, i cili bëri vrasje masive të popullsisë civile në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.
Çdo përkrahje e fashizmit është e dënueshme me ligj dhe sanksionohet në gjyqe ndërkombëtare. Satrapi serb Slobodan Miloseviq, bashkë me qeveritarët e tij, për krimet e kryera u vu para Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë.
Frymëzuesi i fashizmit, Peter Handke, në fjalimet e tij i dha mbështetje të hapur kriminelëve, u dha forcën shpirtërore të ideologjisë së re fashiste jo vetëm në Serbi, por në gjithë kontinentin. Ky fashizëm, mjerisht, mori bekimin nga Akademia Suedeze, në kundërshtim të parimeve morale e njerëzore të përcaktuara nga themeluesi i tij, Alfred Nobel.
Ne bashkohemi me lotin e pa tharë të nënave, motrave e familjarëve që humbën të afërmit e tyre nga masakruesit serb, miqtë e idealit të “Nobelfashistit” Peter Handke.
E dënojmë ashpër vendimin makaber antinjerëzor e paprecedentë të Akademisë Suedeze dhe kërkojmë revokimin e menjëhershëm të tij.

Vjenë, 29 dhjetor 2019
Hazir Mehmeti, kryetar i
Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve
Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri

Related Articles

Leave a comment

You must be logged in to post a comment.

© NewAlbania.com 2016 - Të gjitha të drejtat të rezervuara
New Albania: media e përjavshme opinioni
Kontakt Redaksia: editor@newalbania.com
editor@newalbania.com

Back to Top