Projekti NewAlbania
New Albania është një media opinioni.
- New Albania ka si qëllim parësor të pasqyrojë imazhin e vërtetë të shqiptarëve, vlerat e tyre dhe jo ashtu siç ndodh shpesh në mediat shqiptare dhe ato të huaja ku theksohen thuajse vetëm anët negative duke dhënë një imazh shumë të errët dhe të frikshëm të shqiptarëve.
- New Albania beson tek fisnikëria e shqiptarëve dhe kërkon ta pasqyrojë atë për publikun shqiptar dhe atë të huaj.
- New Albania beson tek e ardhmja e shqiptarëve, prandaj një vend i gjerë do t’i kushtohet diskutimit të projekteve të së ardhmes së tyre.
- New Albania kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve me shkrime apo diskutime për të realizuar objektivat e saj. Një rëndësi të veçantë kanë shkrimet në gjuhë të huaja.
- New Albania synon të publikohet në disa gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht etj. Kontributi i çdo shqiptari është i mirëpritur.
- New Albania qëndron larg të gjitha ndasive politike, fetare dhe krahinore dhe mbështet një shoqëri shqiptare të lirë, demokratike dhe moderne.
Për të kontaktuar me New Albania, ju lutemi na shkruani tek: editor@newalbania.com